Ky kurs erdhi si ide për të ndihmuar këdo person i cili dëshiron të shkëlqejë në këto pozicione që përfshin Sekretaria Moderne (Asistent virtual, asistent administrativ, protokoll & Arkivë), nëpërmjet teknikave praktike, si produkt i një eksperience 10 vjecare në këtë pozicion, në një nga institucionet të rëndësishme.
Për ti ardhur në ndihmë cdo CEO, drejtues i një kompanie të vogël apo të madhe, duke liruar kohë, nëpërmjet zhvillimit të asistentit, apo një personi brenda kompanisë së tij, për ta kthyer në krahun e tij të djathtë, për cdo veprimtari organizative, menaxhuese, informuese, etj
Të mësuarit nëpërmjet praktikës, është celësi i suksesit në cdo profesion.
Ky kurs është realizuar më mbështetjen e Shoqatës në Dobi të Gruas Shqiptare
Informacion Shterues rreth kursit të sekretarisë moderne
Për ty që ke zgjedhur t'i bashkohesh grupit të trajnimit, Kursi i Sekretarisë Moderne është i përbërë nga një cikël prej gjashtë seancash, të cilat zhvillohen një herë në dy javë.
Kjo do të thotë që mund ti bashkohesh në cdo moment kursit dhe do të quhet cikël i plotë për ty, kur të keni realizuar në total të gjashta seancat.